Kjo duhet të jetë dashuri.
Këngëtarja e aktorja e famshme botërore, ka marrë një buçet të bukur me lule nga i dashuri i saj Alex Rodriguez dhe një imazh nga këto lule e ka postuar në instagram.
Surpriza e rezervuar për të, përfshinte edhe një shënim nga ylli i bejsbollit të New York Yankees, ku shkruhej: “Duke menduar për ty. Më mungon. Puthje… Macho 13-të”.
Alex i njohur si A-Rod, nuk kishte shkruar emrin e tij në fund, por kishte lënë numrin 13-të të fanellës së tij, të cilën e mbante kur luante me Yankees nga viti 2004 deri në vitin 2016-të.
Sidoqoftë 48 vjeçarja Lopez, e ka zbuluar vet identitetin e dërguesit, duke vënë në përshkrim një zemër, një lule dhe një kapelë bejsbolli. /Prive.al