Jennifer Lawrence dhe Brad Pitt në lidhje? Aktorja u përgjigjet raportimeve

By

Në dhjetor të vitit të kaluar u raportua se kishte gjasa për një tjetër kombinim: Jennifer dhe Brad Pitt.

Aktorja e famshme amerikane tani e njohur për filmin Red Sparrow, ka bërë shaka rreth thashethemeve se ajo ka nisur një lidhje dashurie me aktorin e njohur.

E ftuar në emisionin Watch What Happens Live with Andy Cohen të enjten mbrëma,është tallur në llogari të sajën me këto raportime.

“Jo, nuk jemi bashkë. E kam takuar një herë në vitin 2013-të dhe ishte shumë e zakonshme. Por në fakt, s’e kisha me nguti që ta mohoja”, ka thënë aktorja, duke bërë shaka mbi këtë thashethem, sepse fundja kujt s’do i pëlqente të përflitej se është e dashura e Pitt.

 

 

 

Artikuj të ngjashëm