‘Je kënga të cilën dua ta dëgjoj gjithmonë’ – Teuta e uron burrin për ditëlindje si asnjëherë më parë

By

Sot feston ditëlindjen bashkëshorti i aktores së njohur Teuta Krasniqit, Adonisi.

Artistja zgjodhi një fotografi me burrin për ta postuar në Instagram e për ta uruar siç është më së miri.

Teuta bëri një postim të gjatë duke e quajtur ‘bekim nga Zoti’.

‘Shpirt, Jeta me ty, Bashkëshortësia me ty, Familja me ty, është bekim nga Zoti. Cdo ditë vazhdoj të mahnitem nga energjia jote pozitive, zemërgjerësia jote, mirëkuptimi yt, dashuria dhe mirësia që e shpërndan kudo. Je forcë e natyrës që edhe ne të tjerëve na vë në lëvizje, që të besojmë në ëndërrat tona, të bëhemi cdo ditë versioni më i mirë i vetes dhe ta çmojmë cdo ditë të jetës si dhuratën më të cmueshme. Je kënga të cilën dua ta dëgjoj gjithmonë, filmi nga i cili nuk lodhem kurr së shikuari, libri të cilin nuk mund ta lëshoj nga dora, je burri të cilin e dua dhe do të të dua përgjithmonë. Urime ditëlindja shpirt, pac shëndet dhe lumturi të pakufishme bashkë me neve.
Shpirt, Astro, Babi, te duam shume, Mami, Tara dhe Kaia’, ka shkruar Teuta.

Urime Adonisit./Prive.al

View this post on Instagram

Shpirt, Jeta me ty, Bashkëshortësia me ty, Familja me ty, është bekim nga Zoti. Cdo ditë vazhdoj të mahnitem nga energjia jote pozitive, zemërgjerësia jote, mirëkuptimi yt, dashuria dhe mirësia që e shpërndan kudo. Je forcë e natyrës që edhe ne të tjerëve na vë në lëvizje, që të besojmë në ëndërrat tona, të bëhemi cdo ditë versioni më i mirë i vetes dhe ta çmojmë cdo ditë të jetës si dhuratën më të cmueshme. Je kënga të cilën dua ta dëgjoj gjithmonë, filmi nga i cili nuk lodhem kurr së shikuari, libri të cilin nuk mund ta lëshoj nga dora, je burri të cilin e dua dhe do të të dua përgjithmonë. Urime ditëlindja shpirt, pac shëndet dhe lumturi të pakufishme bashkë me neve. Shpirt, Astro, Babi, te duam shume, Mami, Tara dhe Kaia 💙❤️❤️❤️ @adonismorina7

A post shared by Teuta Krasniqi (@teutakrasniqi) on

Artikuj të ngjashëm