Angelina Jolie viziton ish bashkëshortin në apartamentin e tij

By

Angelina Jolie si duket është rikthyer në krahët e ish bashkëshortit të saj Jonny Lee Miller.

Aktorja është parë duke hyrë në ndërtesën e aktorit britanik të premten në mbrëmje.

Duke mbajtur çantën e saj Louis Vuitton, dhe një shishe të kushtueshme të verës “Peter Michael”, e veshur me një pallto të gjatë dhe me mjaft stil, Jolie mbërriti në shtëpinë e Miller-it, e shoqëruar nga djali i saj.

Miller dhe Jolie kanë një histori dashurie të vjetër së bashku.

Pasi luajtën në filmin e vitit 1995 “Hackers”, të dy u dashuruan dhe shumë shpejt u martuan, një vit më vonë në mars të vitit 1996.

Dasma e tyre e shpejtë u bë kryefjalë e mediave pasi u zbulua se Jolie, vetëm 20 vjeçare në atë kohë, përdorte gjakun e saj për të shkruajtur emrin e aktorit britanik, në pjesën e pasme të një këmishe të bardhë, që Miller i kishte dhënë në dasmë.Për shkak të punës, çifti gjendej larg njëri tjetrit, arsye që i dërgoi në divorc një vit pas martesës së tyre të bujshme. Ata zyrtarisht paraqitën kërkesë për divorc në fillim të vitit 1999.

Megjithëse ata ishin mbetur miç që nga ndarja e tyre, Jolie në atë kohë kishte shprehur publikisht keqardhje për përfundimin e martesës.

“Jonny dhe unë kurrë nuk kemi luftuar, dhe kurrë nuk kemi lënduar njëri-tjetrin. Unë me të vërtetë doja të isha gruaja e tij, unë me të vërtetë u përpjeka shumë”, ishte shprehur Jolie.

Që nga ndarja e tyre, të dy aktorët vazhduan jetën e tyre. Jolie u martua me Billy Bob Thornton nga viti 2000 deri në vitin 2003, dhe me Brad Pitt nga viti 2014 deri në vitin 2019, ndërsa Miller kaloi 10 vite i martuar me aktoren e “Laë & Order” Michele Hicks. Çifti u nda në vitin 2018. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm