Edhe muaj pas daljes nga “Për’puthen”, bukuroshja Jasmina Kadriu ende diskutohet në media sociale dhe portalet shkruajnë për të.
Por, së fundmi ajo nuk u vë në qendër të vëmendjes për historinë e hidhur të dashurisë me Andi Artani. Ish-konkurrentja ka deklaruar se është në lidhje dhe këtë e zbuloi në një dalje televizive në programin “Natën me Aulonën”.
Nëpër intervista e kemi parë shpeshherë shumë ekspresive dhe intensive, por a ka pasur raste kur ajo ka gënjyer publikun e saj?
Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, ajo është pyetur pikërisht për këtë gjë. Jasmina ka theksuar se nuk ka gënjyer asnjëherë. “Dhe do doja të mos shprehesha aq shumë”, ka shtuar ish-konkurrentja. /Prive.al