Yllka Kuqi që po shijon mëmësinë, ka ndarë disa fotografi që janë shkrepur para 9 vjetësh.
E fustanet që ajo kishte veshur ishin krijime të dizajnerit tani botërisht të njohur, Valdrin Sahitit.
Ndonëse kanë kaluar afër një dekadë, këngëtarja ende i quan këto fustane kryevepra dhe me të drejtë.
Në anën tjetër, këngëtarja është fokusuar më shumë në rritjen e vajzës së saj, por kjo nuk do të thotë që ajo është tërhequr nga skena muzikore.
Kujtojmë që projekti i fundit i këngëtares është lansuar para 10 muajsh. Kënga mban titullin “Qysh ke mujt” dhe është realizuar me videoklip. /Prive.al