Këngëtarja e njohur, Tuna, e muzicienti Patris Berisha siç edhe dihet shumë shpejt pritet të marrin epitetin e të qenurit prind.
E ky fakt, përpos që po i bën të ndihen mjaft të lumtur ata, po i shtyen edhe të përgatiten më tepër rreth asaj se çfarë po i pret në vazhdim.
Kujdesi ndaj fëmiut të ardhshëm do të jetë njëra prej sfidave kryesore e primare e cila do t’ë karakterizojë ditët e çiftit të cilët në këtë aspekt duket se nuk do të mbesin aspak prapa.
Të paktën kështu na lejon të themi një fotografi ku shihet Patrisi teksa mban në dorë një fëmijë.
Përgaditjet për ‘rolin’ e babait duket se kanë filluar më herët se ç’kishim menduar për muzicientin e njohur. /Prive.al/