Pak muaj më parë, ai ishte një figurë komplet misterioze që zgjonte kuriozitet tek publiku për t’u kuptuar se kush është.
Mashkulli në krah të Teutës, brenda një periudhe shumë të shkurtër është shndërruar në një figurë të njohur, posaçërisht për mediat.
Ndoshta në këto lëvizje, ndikim ka pasur edhe fakti se në rrjete sociale, Adonis Morina nuk po kursehet me postime për të dëshmuar se sa i lumtur është.
Me përkushtimin e një bashkëshorteje si Teuta përkah, nuk kishte se si të ndodh ndryshe.
Ajo sonte ka gatuar për Adonisin, i cili i kthyer nga ushtrimet e fitnesit, ka pasur nevojë për një porcion më të madh e të veçantë ushqimi.
”Mos u ngatërroni, porcioni më i vogël është për bukuroshet e mia’ – është shprehur Morina në postimin e tij.
Nuk dihet nëse termi ‘bukuroshe’ në shumës vlen për Teutën dhe Tarën apo hipotetikisht për foshnjen që pritet të vij në jetë së shpejti.
Kujtojmë se për Prive, Teuta kishte shprehur sigurinë e plotë për gjininë e foshnjes duke besuar se ai është djalë. /PRIVE.AL