Supermodelja Emina Çunmulaj po shijon çdo moment të shtatëzënisë së saj e këtë nuk ngurron ta tregoj hapur edhe përmes rrjeteve sociale.
Ndjekësit e saj gjatë gjithë kohës janë të ‘përditësuar’ me këto momente të lumturisë që po i shijon modelja shqiptare.
Në orët e para të së hënës në llogarinë e saj në instagram, Çunmulaj ka postuar një imazh ku shihet me barkun e fryrë në javën e 37-të.
Përtej kësaj në pah bie edhe ‘laknori’ që ka gatuar për bashkëshortin, një ushqim tradicional shqiptar./Prive