Justin Bieber dhe Hailey Baldwin u martuan ligjërisht në Shtator 2018, por pritën një vit të tërë për të festuar me miqtë dhe familjen. Të hënën, më 30 shtator, çifti mblodhi të dashurit e tyre përreth një feste shumë të bujshme në brigjet e Karolinës së Jugut.
Ndërkohë, fansat po sjellin emrin e Selena Gomez në këtë histori. Këngëtarja e njohur ishte në lidhje të paqëndrueshme me Bieber për rreth një dekadë, por ata u ndanë përfundimisht në vitin 2018.
Por dasma e Bieber dhe Baldwin është gjëja më e largët nga mendja e Gomez, sipas këtij raporti të ri nga Us Weekly.
“Selena e di se është më mirë pa Justin, dhe se është vendimi më i shëndetshëm për të,” tha një burim për revistën.
Burimi shtoi gjithashtu, “Ajo është në një vend të mirë. Ajo është ulur me miqtë e vjetër dhe familjen dhe e ka mbajtur veten larg vëmendjes dhe larg vendeve publike ku mund të ndjehet e bombarduar ose e mbingarkuar”.
Shihet qartë që ajo ka ecur më tej, dhe është koha që të gjithë ne, përfshirë fansat e saj, të vazhdojmë gjithashtu.
Burimi: Glamour.com