Nese ne nuk flemë sa duhet kjo ka një ndikim të rëndësishëm në shëndetin tonë të përditshëm dhe afatgjatë.
Nga shëndeti mendor tek mënyra sesi trupat tanë ruajnë yndyrën, hulumtimet e fundit po shtojnë prova që ilustrojnë se sa mund të ketë ndikim privimi i gjumit në shëndetin tonë individual dhe kolektiv.
Marrja e gjumit adekuat ndihmon në forcimin e sistemit tonë imunitar dhe shoqërohet me një rrezik të zvogëluar të sëmundjeve kardiovaskulare dhe metabolike, përfshirë obezitetin dhe diabetin tip 2.
Një mënyrë e tillë privimi nga gjumit na dëmton, studiuesit në Universitetin Shtetëror të Pensilvania, tregojnë se si ndikon kjo mungesë e gjumit në rritjen e lipoproteinave që kanë të bëjnë me formimin e pllakave yndyrore të rrezikshme në arteriet.
Ekspertët nuk janë ende në gjendje të përcaktojnë saktësisht se pse gjumi i mjaftueshëm është problem, por ata thonë se stresi nga puna jo vetëm që ndikon në gjumin tonë, por se mungesa e gjumit i bën punët tona më stresuese.
Koha që shpenzojmë në ekranet e telefonit apo kompjuterit gjithashtu mund të ndikojë në gjumë
Ato ekrane të përhapur, pavarësisht nëse janë telefon, tablet, kompjuter ose televizor, lëshojnë një dritë blu që na privon neve nga gjumi. Rekomandohet të shmangni ato ekrane me ngjyra të ndezura 2 orë para gjumit.
Burimi: Health.com