Që prej bërjes publike së lajmit që aktorja Teuta Krasniqi është shtatzënë, kjo e fundit i ka reduktuar në maksimum paraqitjet publike.
Mes tjerash, ajo edhe anuloi edhe shfaqjet në teatër por një JO të prerë nuk ka mundur t’i thotë në asnjë mënyrë serialit ‘Kafeneja jonë’.
Rikthimi i serialit të shumë pëlqyer e ka rikthyer me angazhime edhe Teutën që nuk po mungon në provat e episodit të parë që pritet të publikohet së shpejti.
Në videot e postuara në Gjirafa.com, aktorja tejet e hareshme tashmë kur ka shënuar rreth pesë muaj të shtatzënisë ka filluar t’i shfaq edhe ndryshimet në linjat trupore.
Këto janë fotot e fundit të shkëputura nga prapaskenat e serialit që tregojnë barkun e Teutës. Të prekim hundën! /Prive.al/