Viti 2016 do mbahet mend si një ndër vitet më të veçantë për çiftin e njohur të skenës sonë Vesa Luma e Big Basta.
Dyshja gajtë vitit që lamë pas u bënë prindër të një djali të cilin e emëruan, Lian.
Me ardhjen e tij në jetë familja u kompletua e natyrisht se me të u shtuan edhe obligimet e angazhimet për ta.
Pavarësisht kësaj Vesa e Bigu po ia dalin mjaft mirë e tashmë kur ka kaluar një periudhë mjaft e madhe qysh nga lindja e tij edhe rritja ka filluar të vërehet më tepër.
Fotografia e fundit e publikuar nga Vesa tregon më së miri se sa është rritur tashmë Liani i cili ditë e më tepër po i lumturon ata. /Prive.al/