Eni Koçi publikon trailerin e projektit ‘Your Love’ (VIDEO)

By

Këngëtarja e re e shumë e talentuar nga Shqipëria, Eni Koçi, ka vendosur që vitin 2017 ta përvetësojë të tërin.

Kjo pasi me të nisur viti ajo publikoi projektin ‘Sje për mu’, projekt ky i cili u prit mjaft mirë teksa ende pa mbushur 2 javë ka grumbulluar afro 1 milion klikime.

Por ky nuk do të jetë produkti i vetëm këtë fillmivit pasi që ajo sapo publikoi trailerin e klipit ‘Your love’ të cilin pritet ta publikojë shumë shpejt.

Nëse vazhdon me këtë tempo, Eni, padyshim që do të jetë një ndër këngëtaret më të pëlqyera e më të kërkuara për mbrëmje të ndryshme muzikore. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm