Disa nga fansat e Rihanna’s po mendojnë se ajo është shtatzënë.
Pasi 31 vjeçarja bëri një paraqitje madhështore në “Diamond Ball 2019” të enjten, në rrjetet sociale nisën spekulimet se ajo mund të ketë mbetur shtatzënë.
Rihanna doli në skenë me Pharrell Williams për të kënduar “Lemon” dhe disa spekuluan se asaj iu duk barku i rrumbullakosur. Ajo nuk ka folur lidhur me thashethemet.
Mirëpo dyshimet se ajo është shtatzënë sa shkon e rritet, sepse fansat kanë vërejtur se së fundmi ajo në postimet e saja është gjithnjë duke mbuluar barkun.