Ja në cilin vend po dëgjohet më së shumti ‘Bonbon’

By

Që prej shpërthimit artistik në nivel ndërkombëtar, ‘Bonbon’ i Era Istrefit po dëgjohet kudo nëpër Europë dhe Amerikë.

Fillimisht, ky fakt përbënte një risi për bashkëatdhetarët në diasporë të cilët për të parën herë dëgjonin shqip në radiot e televizionet të vendeve respektive ku jetojnë.

Por Era tashmë është bërë normalitet të dëgjohet në Gjermani, Austri, Zvicër e Amerikë dhe duket se këto territore janë shndërruar në ‘mainstream’ për artisten.

Janë vende të tjera, të cilat as që do na shkonin ndërmend se mund të dëgjojnë ndonjëherë shqip, ato që po befasojnë falë Erës që me muzikën e saj po ‘pushton’ globin.

Platforma Spotify, shumë e përdorur ndërkombtarisht e pak tek ne, ka dhënë një statistikë të jashtëzakonshme.

Më së shumti, Era me ‘Bonbon’ po dëgjohet në Meksiko City të Meksikës pasuar nga Hamburgu i Gjermanisë, Londra e Britanisë e Berlini dhe Manhattan përcjell Prive.al.

Duke pasur në konsideratë planet e mëdha të Ultra Music për artisten, mes tjerash edhe dueti me Nicki Minaj siç raportuam mbrëmë, me gjasë nuk kemi parë gjë akoma nga uragani Era Istrefi. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm