Familja e produksionit shqiptar “Three Dots Production”, është ndër më të famshmet dhe më të kërkuarat e tregut shqiptar.
Flori Mumajesi, Klajdi Haruni e Bruno, janë artistët që e kanë mbajtur gjallë këtë produksion, me muzikën e tyre të mrekullueshme.
Dhe tani ka ardhur koha për dikë tjetër që ti bashkohet kësaj familjeje dhe është juristja Eni Çobani që ushëheqë me rubrikën “Shihemi në gjyq” në emisionin e Diela Shqiptare në TV Klan!
Klajdi Haruni ka publikuar në profilin e tij një fotografi, ku thotë: “I shtohet skuadrës Threedots Eni Çobani”.
Por si sigurisht e ka me shaka, ngase Eni Çobani nuk është këngëtare.
Siç ka nisur këtë të diele në emisionin “E Diela Shqiptare”, në rubrikën “Një drekë me mua”, do jetë edhe Flori Mumajesi. Eni Çobani që është pjesë e rubrikës, e ka vizituar Florin në shtëpinë e tij në Prishtinë, ku Flori do t’iu përgatisë drekë.
Se çfarë është, kjo mbetet të shihet javën tjetër. /Prive.al