Pak minuta më parë u raportua për një incident në koncertin e Goran Bregovic në Korçë.
Përkundër se pati skajshmërisht pak të pranishëm, duke bërë që autoritetet të dalin në lajthitje pas gënjeshtrave se janë shitur mbi 2000 bileta kur nuk janë as 600 të pranishëm, sërish situata i ka dalë autoriteteve jashtë kontrollit.
Dikush ka hedhur gaz lotsjellës duke shkaktuar shqetësim dhe irritim tek të pranishmit.
E mesa duket, autori është kuptuar.
Përgjegjësinë e kanë marrë tërthorazi Tifozët “Kuq e zi”.
Përmes një postimi në Facebook pas veprës, ata janë shprehur se “Ky nuk është mesazh Facebooku”.
Me gjasë, përmes kësaj fjalie, ata i referohen deklaratës skandaloze të nënkryetares së Bashkisë së Korçës e cila ditë më parë u pati shprehur se “shqiptarët janë trima Facebooku”.
E mesa duket, veprat nuk munguan as këtë herë! /Prive.al