Lajmi i bashkëpunimit erdhi si i papritur por u mirëprit jashtëzakonisht shumë nga publiku.
Fakti se Kida dhe Ermal Fejzullahu, dy prej artistëve më të suksesshëm të kohëve të fundit kanë bashkuar forcat pa dilema dha një konkludim të menjëhershëm se kënga do jetë një SUPER HIT.
E ky krijim muzikor siç mëson Prive do të publikohet brenda pak ditësh, respektivisht nga fundi i javës.
Videoklipi i realizuar nga produksioni XL Films është tashmë në fazën e montazhës dhe e gjithë çka ka mbetur është vendimi për titullin e këngës.
Dyshja janë përballë disa alternativave si ‘La Police’, ‘Mio amore’ e ‘Krejt fore’ megjithëse nuk përjashtohet mundësia që të vendoset një titull tjetër. /Prive.al/