Floriani i ‘çan’ edhe këngët e Danit (VIDEO)

By

Në skenën muzikore shqiptare ai njihet që i vogël për vokalin potent kur edhe këndoi ‘Ngjyra e kuqe’ me Adrianin.

Këngët ritmike por edhe baladat u shtuan me kalimin e kohës në repertorin e Florianit i cili me videon e fundit ka dëshmuar sërish aftësitë e tij.

Në disa minuta të lirë në shkollë, ai nuk ka qëndruar kot por nën shoqërinë e një shoku i cili e përcjell në piano ka interpretuar një baladë shumë të bukur.

Bëhet fjalë për këngën e Danit ‘Ndahet zemra’ që pas shumë këngëtarëve tashmë ka edhe versionin e Florianit të cilin mund ta ndiqni në videon e mëposhtme. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm