Reperi Capital T ka njoftuar këngën e tij të ardhshme.
E njëjta tanimë ka një datë publikimi – pas dy ditësh, më 20 korrik.
“Miss me”, titullohet projekti i ardhshëm nga Capital T, derisa këtë e zbuloi përmes një postimi në Instagram.
Në anën tjetër “Albania” mbetët video projekti i fundit muzikor i lançuar nga reperi kosovar – kënga e përcolli rrugëtimin e Shqipërisë në Kampionatin Evropian të Futbollit.
Aktualisht, “Albania” numëron afro 15 milionë klikime në YouTube.