Oprah Winfrey dhuron 10 milionë dollarë për luftën ndaj koronavirusit

By

Oprah Winfrey ka bërë një donacion masiv për të ndihmuar në krizën shëndetësore në vazhdim.

66 vjeçarja njoftoi të enjten se ajo po dhuron plot 10 milionë dollar në përpjekje për të ndihmuar në këtë kohë pandemie.

Oprah tha se 1 milion dollarë do të shkojnë në fondin e ushqimit të Amerikës, një iniciativë e themeluar nga Leonardo DiCaprio dhe Laurene Powell Jobs.

Përmes rrjeteve sociale, Winfrey tha se pjesa tjetër e parave do të ndihmojë amerikanët në gjithë vendin si dhe në zonën ku ajo është rritur./Prive.al

Artikuj të ngjashëm