Ditë më parë Prive.al raportoi se bukuroshja shqiptare e cila jeton dhe vepron në Gjermani, Martina Ivezaj, pas lidhjes së saj të shkurtër me një shqiptar i cili jeton në SHBA vendosi të shkëmbejë unazat e të fejohet.
Lajmi i dhënë po del të jetë mjaft i vërtetë vetëm se gjatë atij raportimi mungonin faktet me fotografi.
E për këtë u përkujdes vetë Martina e cila zgjodhi të publikojë një fotografi ku shihej shumë e afërt me të fejuarin teksa në duart e saj shihej edhe unaza e marrë me këtë rast.
Kujtojmë se Martina vite më parë ajo u zgjodh edhe “Miss Germany” ku më pastaj përfaqësoi këtë shtet edhe në Miss World.
Ajo ka qenë pjesmarrëse gjithashtu edhe në Miss Kosova e në disa spektakle të tjera bukurie duke u shndërruar kështu më pastaj edhe në imazh të shumë kompanive mjaft të njohura. /Prive.al/