Ja çka po bën Majki pas ndarjes (VIDEO)

By

 

Befasishëm  kur në media përflitej edhe martesa dhe një fëmijë eventual për çiftin e ri të estradës Majk dhe Majlinda Zeka, si rrufe në qiell të pastër erdhi lajmi dhe dyshja janë ndarë.

Fshirja e fotove të përbashkëta në rrjete sociale si indikacion i qartë i krizës nuk la hapësirë për dilema duke vulosur faktin e historisë që zgjati rreth dy muaj e gjysmë.

Pooor, duket se përfundimi i lidhjes nuk është se i ka lënë shumë përshtypje këngëtarit të hiteve ‘S’jena mo’ e ‘Dashni’ i cili i papenguar nga zhvillimi i fundit ka vazhduar normalisht rutinën e tij.

Mes tjerash, Majki është marrë me një prej ‘dashurive’ të tij të përjetshme, basketbollin.

Video nga loja, këngëtari ka ndarë me fansat në rrjete sociale ku mes tjerash ka shprehur dashurinë e madhe për ketë sport. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm