Aktori i njohur, Ernest Zymberi, i cili për publikun u bë i njohur kryesisht falë rolit të ‘Llukmanit’ në serialin ‘O sa mirë’ tregoi se është mjaft i informuar me aktualitetin politik e zhvillimor të Kosovës.
Ai përmes një postimi në Instagram tregoi se është lumturuar shumë së fundmi për realizimin e telefonatës së parë me kodin e ri telefonik +383 i cili shumë shpejt do të hyjë në funksion për të gjithë ne.
Siç duket Ernesti është lodhur më me problemet e shumta e me tarifat e larta në komunikim mes operatorëve aktual në vend teksa mezi po e pret hyrjen në funksion të kësaj risie. /Prive.al/