Ermal Mamaqi i’a zbulon synimet Elvana Gjatës?! (FOTO)

By

Dita e sotme shënon njërën prej ditëve më të rëndësishme për këngëtaren, Elvana Gjata, e cila feston ditëlindjen.

Me të nisur dita miqtë dhe kolegët e saj më të afërt nuk harruan ta uronin atë teksa Ermal Mamqi ishte ndër të parët që bëri një gjë të tillë.

Ai përmes një postimi uroi mikeshën e tij teksa me apo pa dashje duket se zbuloi edhe një sekret mjaft të madh të këngëtares.

Ermali tha se mezi pret që ajo të shpërthejë në tregun ndërkombëtar duke na zbuluar kështu një të panjohur të madhe të gjithë neve.

Mos vallë heshtja e Elvanës tash e një kohë paska të bëjë me një punë të mjaft të madhe e të palodhshme drejt tregut muzikor ndërombëtar?!

Kjo gjë nuk është ende e sigurt derisa vetë Elvana të bëjë ndonjë hap konkret drejt këtij caku megjithëse pritshmëritë janë më se të mëdha pasi që bëhet fjalë për njërën prej këngëtareve më të mira shqiptare. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm