Ja çfarë thotë këngëtari i famshëm nga Shqipëria për Prishtinën

By

Kantautori i famshëm shqiptar Alban Skenderaj, është shprehur se Prishtina i ka falur shumë atij drejt formimit artistik.

“Qyteti i Prishtinës më ka dhënë shumë si artistikisht ashtu edhe në aspektin njerëzor, ndaj jam i lumtur që mund t’i kthej diçka mbrapsht përmes këtij koncerti”, ka shkruar Skenderaj në profilin e tij në Facebook.

Tani Skenderaj ka vendosur që t’ia kthejë borxhin kryeqytetit të Kosovës, duke organizuar një koncert të madh.

Këtë koncert Skenderaj e ka paralajmëruar për datën 1 qershor, ndërsa si vend ku do mbahet koncerti ai ka zgjedhur Parkun e Bibliotekës Kombëtare të Prishtinës.

“Si asnjëherë më parë”, është motoja e këtij koncerti, për të cilin Albani ka thënë se do jetë madhështor e ku do prezantohen këngë të papublikuara më herët. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm