Ja çfarë ndryshoi në jetën e Majkut lindja e Roanit (VIDEO)

By

Këngëtari shqiptar Kastriot Rexha, po shijon muajt e parë të të qenit baba. Ai gëzon një status të ri në jetë dhe kjo po i jep kënaqësi të jashtëzakonshme.

Në maj të këtij viti, ish e dashura e tij Majlinda Zeka, lindi vogëlushin me emrin Roan dhe që atëherë kjo dyshe i është dedikuar plotësisht atij.

Ditë më parë, në një intervistë për Prive, Majk u rrëfye si asnjëherë për jetën e tij e cila pas ardhjes së djalit në jetë, ka ndërruar për 360 shkallë.

“Gjërat që i kam bërë më parë më nuk më bëhen. S’po dal as me shokë dhe krejt kohën e lirë që kam po ia kushtoj atij. Më kënaq me çdo gjest që bën”, ka thënë Majk, në rrëfimin ekskluziv për Prive.

Ndërsa, me nënën e djalit aktualisht mbetet i ndarë, mirëpo ai dhe Majlinda janë parë shpesh bashkë kohëve të fundit, madje edhe në një mobilieri gjë që jep indikacione që çifti po bëhet gati të jetojë nën një çati. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm