Ja çfarë mendojnë gratë për seksin gjatë menstruacioneve

By

Studimi i ri thotë se pothuajse gjysma e femrave që bëjnë seks gjatë menstruacioneve thonë se kjo u jep atyre një ndjenjë kënaqësie të shtuar, por ndihen të turpëruara qe ta sugjerojnë atë.

Hulumtimi i 2000 grave zbuloi se vetëm 15 përqind kanë bërë seks gjatë menstruacioneve tyre.

42 përqind janë turpëruar për sugjerimin e tyre dhe 47 përqind janë turpëruar për fillimin e menstruacioneve gjatë seksit, duke sugjeruar se ka ende një rrugë të gjatë për të bërë qëndrime të relaksuara ndaj seksit periodik, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Më shumë se një e pesta e grave apo 22 përqind e kanë etiketuar si të pahijshme kur flasin ose bëjnë seks gjatë periodave të tyre dhe 18 përqind këtë proces e kanë quajtur “të pisët”.

Ndërkaq, shtatë përqind e grave e kanë quajtur si shumë të bukur eksperiencës e të bërit seks gjatë periodave.

Artikuj të ngjashëm