Ja çfarë atmosfere pati mbrëmë në dasmën e Samir Ujkanit! (VIDEO)

By

Samir Ujkani, ish futbollisti i kombëtares shqiptare që tani përfaqëson Kosovën në nivel ndërkombëtar, është martuar në mbrëmjen e së dielës.

Përmes tingujve të muzikës popullore, futbollisti i ka dhënë fund beqarisë, duke lidhur kurorë me të dashurën e tij disavjeçare, Efnanj.

Ata janë martuar në një ceremoni madhështore në një restorant luksoz në Prizren, në mesin e shumë fytyrave të njohura publike.

Me surle e tupanë e po ashtu edhe me flamurin kombëtar, Samiri nuk është ndalur së vallëzuari, kurse në dasmë ka kënduar edhe Ermal Fejzullahu, e i pranishëm ishte edhe këngëtari Blerim Muharremi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm