Iu hakua llogaria, Casillas mohon se është homoseksual

By

Portieri i mëparshëm i Spanjës, Iker Casillas tha sot se llogaria e tij në Twitter ishte hakuar, pasi u publikua një postim që thoshte se ai ishte homoseksual dhe që bëri bujë në platformën e mediave sociale.

“Llogaria e hakuar,” tha Casillas. “Për fat të mirë gjithçka në rregull. Kërkoj ndjesë për të gjithë ndjekësit e mi. Dhe sigurisht, më shumë falje komunitetit LGBT”.

Vazhdimi erdhi jo shumë kohë pasi një mesazh i shkurtër që u postua në llogarinë e tij u bë viral dhe nxiti spekulime të gjera.

“Shpresoj që të më respektoni: Unë jam homoseksual. Gëzuar të dielën”, ka shkruar ai.

Tweet-i u publikua në orën 14:10 dhe që atëherë komentet nuk kanë të ndalur.

Artikuj të ngjashëm