Ismet Peja u përcoll me këngë edhe gjatë varrimit (VIDEO)

By

Këngëtari gjakovar, Ismet Peja, që vdiq mëngjesin e së hënës, u varros në varrezat e qytetit në Gjakovë pasdite.

Ai vdiq në shtëpinë e tij në Gjakovë pasi së fundi kishte problem me zemër. Tek arkivoli i artistit të ndjerë bënë homazhe qytetarë, miq e politikanë.

Për Ministren e Kulturës, Vlora Dumoshi, veprat e artistit ishin udhërrëfyes për shumë gjenerata, njofton Klan Kosova.

E autori i hitit “Robi plaket kur do vet”, sipas Ardian Gjinit, Kryetarit të Gjakovës, do të jetojë përgjithmonë, pasi sot u largua vetëm fizikisht.

Lajmi për humbjen e Ismet Pejës për familjarët por edhe këngën popullore ishte një kumt i zi.

“Gjakova pa këngët e Ismetit do të jete si kopsht pa lule se kenga popullore kanë ato që fshijnë pluhurin nga shpirti i jetes se përditshme”, ka thënë Masar Peja, familjar i Ismet Pejës.

Ikona e muzikës shqipe u përcoll me këngë edhe gjatë varrimit, nga ish bashkëpunëtorët e tij.

Ismet Peja la pas vete, vajzën Virxhina dhe dy djemtë, Visarin dhe Vegimin.

Artikuj të ngjashëm