Ishte në “arrest shtëpie”, arratiset Fjolla Morina

By

Fjolla Morina është arratisur.

Ajo ishte dënuar me arrest shtëpie në një banesë në Kukës pasi u kap me dy armë zjarri duke kaluar kufirin.

Mësohet se një patrullë e policisë së drejtorisë së Qarkut Kukës, ka bërë kontroll në banesën ku ajo qëndronte me qira pasi kishte informacione se Morina nuk e respektonte masën e sigurisë.

Nuk dihet nëse Morina është larguar ilegalisht për në Kosovë apo është fshehur diku në qytetin verior.

Kjo arratisje vjen pas rëndimit të akuzës për Morinën e cila rrezikonte deri në 7 vite burg nëse vërtetohej akuza ndaj saj, njofton albeu.com.

 

Artikuj të ngjashëm