Miss Shqipëria 2005, Suada Sherifi me thjeshtësinë e saj në muajt e fundit ka qenë tejet e hapur në lidhje me një zhvillim të rëndësishëm në jetën e saj.
Bukuroshja e cila është në pritjen e ëmbël këtë periudhë unike për çdo femër a ka ndarë me ndjekësit e saj në secilin hap.
Me kohën që po fluturon, Suada tashmë ka hyrë në muajin e tetë të shtatzënisë dhe ndryshimet normalisht janë tashmë të dukshme.
Në rrjetin social Instagram, Missi ka postuar një foto të saj ku definitivisht shkëlqen edhe me ca kilogramë më shumë të reflektuara në fytyrën pak më të rrumbullakosur.
Kujtojmë se përkundër faktit që për shtatzëninë është treguar e hapur, Suada ka zbuluar fare pak nga personi që asaj i ka vjedhur zemrën. /Prive.al