Ish-ministri hedh poshtë deklaratat e Elias se Princi ka diplomë të falsifikuar

By

Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Dritan Demiraj, i ka dalë në mbrojtje Princ Lekës, i cili po përballet me një situatë delikate në familje.

Pasi Princ Leka II Zogu dhe ish-bashkëshortja Elia Zaharia denoncuan njëri-tjetrin për dhunë, Demiraj, përmes një postimi në rrjetet sociale, e përshkruan princin si prind të përkushtuar dhe djalë besnik.

“Me Princ Lekën kam miqësi të ngushtë familjare për më shumë 22 vite.Gjithashtu, kam patur privilegjin që të punoj ngushtë më shume se 5 vjet në familjen mbretërore. Gjate këtyre viteve, kam drejtuar personalisht përgatitjen e tij në shume disiplina. Për tre vite me radhë, Princi me shumë përkushtim, stërvitej çdo ditë nga 5 orë për të kaluar me sukses një nga Akademitë Ushtarake më të mira dhe të vështira në botë ‘Royal Military Academy Sandhurst, të cilën na bëri krenar pasi e përfundoi me shumë sukses. Te Princ Leka, krejt ndryshe nga shumë të njohur të tjerë, kam parë një djalë super të edukuar dhe të mençur. Një prind të përkushtuar si askush tjetër, një djalë shumë besnik dhe të përkushtuar ndaj familjes, shokëve dhe me dashuri të madhe ndaj Kombit Shqiptar“./TCH

Artikuj të ngjashëm