Ish-futbollisti i Kombëtares hap dyert e shtëpisë për dy familje ukrainase

By

Ukraina njoftoi për sulme me raketa ndaj Kievit dhe qytete të tjera. Sipas raportimeve në media ka kalime të trupave ruse në disa pjesë të vendit. Sulmi i përfolur këto ditë ndaj Ukrainës, sipas disa njoftimeve i drejtohet të gjithë vendit.

Populli ukrainas ka nisur të lë vendin mes trazirave për të gjetur siguri në vendet fqinje. Së fundmi erdhi edhe ftesa e Andi Lilës, ish-lojtari i Kombëtares Shqiptare.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram ai ka shkruar se ka kontaktuar dy miq të tij ukrainas dhe familjet e tyre që të strehohen në Shqipëri.

“Në këtë situatë të jashtëzakonshme lufte që po kalon Ukraina dhe Bota, është momenti të tregojmë solidaritet dhe humanizëm.

Personalisht bisedova me dy miqtë dhe vëllezërit e mi nga Ukraina Vladyslav Naumets dhe Kuzyk.

I ftova në Shqipëri bashkë me familjet e tyre ! Kaq mund të bëj në këtë moment.

Vetëm solidariteti njerëzor mund të fitojë një luftë, një sfidë”, shkroi ai në postim. /Prive.al

View this post on Instagram

A post shared by Andi Lila (@andilila)

Artikuj të ngjashëm