Gjatë ditës së sotme u bë i ditur lajmi i denoncimit që ish-Miss Kosova, Drenusha Latifi i ka bërë ish-bashkëshortit të saj, Atilla Kardesh në polici.
Pretendimet qenë që ai e ka kërcënuar me vdekje duke i shkaktuar shqetësim Latifit.
Ish-bashkëshortit iu shqiptua masa e paraburgimit por duket se nga ajo ai ka dalë shpejt.
Reagimin publik e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Me frazën latine ‘Shkova, pashë, fitova’, ai ka mohuar akuzat.
‘I pafajshëm’, është shprehur Kardes në versionin e tij të historisë.
Ndërkaq, Drenusha ditën e sotme është shfaqur në rrjete sociale nga Tirana, atje ku ka shijuar fundjavën me dy fëmijët e saj. /Prive.al