Teksa në botë sot shënohet Dita e Nënave, modelja shqiptare Adrola Dushi e ka shfrytëzuar rastin për një postim me disa fotografi ku shfaqet me Troin dhe nënën e saj.
‘E bekuar. Urime dita e nënave të gjithave’ – shprehet Dushi në postimin e bërë i cili është pasuar me një urim të veçantë.
Ka qenë ish-bashkëshorti që i ka uruar këtë ditë nënës së djalit të tij.
Adrola dhe Adisi janë një prej rasteve shembull se si duhet mbajtur një raport korrekt mes dy ish-partnerëve edhe kur rrugët mes tyre për arsye të ndryshme, ndahen! /Prive.al