“Big Brother 9” ka mbaruar kohë më parë, por Gerta Shino mbetet ende një figurë shumë e përfolur.
Ka nisur një jetë re në një vend si Norvegjia dhe pranë të dashurit të saj Florentit që janë në lidhje për më shumë se 1 vjet.
Gerta ka qenë e angazhuar me vlogs (një tip blogu si video), duke i publikuar ato në kanalin e saj në Youtube.
E tani ajo ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale në gjoks, më saktësisht ka rritur masën e gjoksit – dhe ishte Gerta ajo që e bëri të ditur në llogarinë e saj në Instagram.
Mund të themi që e konfirmoi ndërhyrjen, sepse dallimi ishte i dukshëm. Ish banorja si duket ka kryer ndërhyrjen diku në nëntor të vitit të kaluar dhe së shpejti do të publikojë eksperiencën e saj në Youtube. /Prive.al