Këngëtari i famshëm kurd, Saman Yasin ishte arrestuar dhunshëm nga policia në shtëpinë e tij në Teheran më 2 tetor të këtij viti mbi akuzat për “luftë kundër zotit” pasi kishte mbështetur protestat kundër vdekjes së Mahsa Aminit.
Madje, së fundmi u bë e ditur se këngëtari është dënuar me vdekje në degën e 15-të të Gjykatës Revolucionare Islamike nga gjyqtari Abolqasem Salavati pa praninë e familjes apo të ndonjë avokati, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv.
Një burim anonim tha për mediat anti-regjim se familja e Samanit ishte kërcënuar të mos flisnin për këtë temë në publik dhe të mos zbulonin detaje rreth gjyqit të djalit të tyre 27-vjeç.
Mes akuzash renditet edhe veprimtaria e tij muzikore që u cilësua si “anti qeveritare” dhe përkrahja e tij e hapur në protestat e organizuara pas vrasjes së Aminit nga policia e moralit në Iran.