Edhe këtë herë, interneti po bën shaka me një figurë prej dylli të një personi të famshëm në Madame Tussauds. Këtë herë, është figura e Nicki Minaj në muzeun Tussauds në Berlin.
Imazhi supozohet të jetë reperja nga videoklipi i saj “Anaconda” – por interneti mendon se figura as nuk i përafrohet Nicki-t.
Gjykimin bëjeni vetë, se nëse artistët e dyllit ja qëlluan apo jo.