Incident me të lënduar në koncertin e reperit të njohur

By

Një incident ndodhi në koncertin e Pusha T në Toronto të martën mbrëma dhe ai po e fajëson Drake.

Reperi 41-vjeçar duhej ta ndalte koncertin e tij atë natë pasi njerëzit në audiencë hodhën pije në skenë dhe një grup njerëz u përpoqën të vërsulen në skenë.

Kur Pusha T u kthye në skenë, ai fajësoi rivalin e tij të vjetër Drake dhe pretendoi se njerëzit vendas të Torontos u paguan për ta prishur koncertin.

Tre fansa u shtruan në spital me lëndime jo serioze ndërkaq një person tjetër u shtrua në spital me plagë të rënda, megjithëse nuk dihet nëse u lëndua gjatë incidentit.

Burime të Us Weekly thonë se Drake nuk kishte të bënte me incidentin.

Artikuj të ngjashëm