Imazh për Éclat, vetë Leonora Ahmeti

By

Tashmë jemi të familjarizuar me kampanjën e njohur të njërit nga institutet më të njohura të bukurisë në vend ’’Éclat Institut de Beaute’’, ku kemi pa shumë nga fytyrat e njohura të show bizit që i’u kanë bashkangjitur kësaj kampanje e që qëllim ka qene promovimi i produkteve dhe shërbimeve që ky institut ofron në vendin tonë.

Suksesi i këtij instituti në vendin tonë tashmë është evident, krejt kjo falë angazhimit të palodhshëm të kosmetologës njëhëresh pronarës Leonora Ahmeti e cila me shkollimin dhe përvojen e marrë në perendim ka arritë që të ju ndihmoj klienteve me këshilla, produkte dhe  shërbime shumë profesinale rreth mirëmbajtjes dhe kurimit të lëkurës.

Andaj, udhëheqësit e këtij instituti kanë vendos që këtë kampanjë ta vazhdojnë pikërisht me kosmetologen Leonora Ahmeti e cila na vjen me një foto sesion që mësohet është bërë tek fotografi i njohur Norik Uka. Ajo që bie në sy është teni dhe lëkura e saj që thjesht të lë pa koment!

Duket qartë që klientet e saj janë në duart e duhuara sa i përket shëndetin dhe bukurisë së lëkurës!

 

 

 

 

img_1476

img_1475

img_1474

 

Artikuj të ngjashëm