Po të ishte ndonjë muskulor seksi, askush s’do e kishte problem ta shihte të zhveshur. Por Ermal Mamaqi, moderatori i emisionit “Xing me Ermalin”, nuk gëzon tipare të tilla fizike, pra s’është një burrë seksi.
Por edhepse pa muskuj, ai është nikoqir emisioni dhe në zyrën e tij bën çfarë t’i dojë qejfi.
Madje edhe në këtë ditë të ftohtë tetori, ai ka zgjedhur të rrijë tërësisht i zhveshur në zyrën e tij në TV Klan të Shqipërisë.
Ermali ka publikuar në profilin e tij në Instagram nja dy imazhe, në të cilat paraqitet pa hezitim i zhveshur, por e bën të qartë se ka të mbathura.
Dhe për t’i dhënë edhe më shumë sharmë kësaj pune, Ermali thotë se një ditë si kjo, është e zakonshme në zyrën e tij. /Prive.al