Zbulohet arsyeja pse Jonida Shehu iku nga Top Channel: Është një gjobë prej 1500 eurosh

By

Mediat rozë një ditë më parë u mbushën me lajmet e largimit të moderatores Jonida Shehu nga drejtimi i emisionit ‘Pasdite në Top Channel’.

Në lidhje me arsyet pas këtij vendimi, moderatroja u shpreh se ishte ndier ‘e papërshtatshme’ dhe se kishte pasur mosmarrëveshje në lidhje me organizimin e punës në emision, ndërsa vetë drejtuesit e ‘Top Channel’, deklaruan se do të ndiqnin rrugën ligjore ndaj saj për sjellje ‘aspak profesionale’.

Së fundmi, ‘Lapsi.al’ ka zbuluar zanafillën e konfliktit, që mesa duket, është emisioni i pak ditëve më parë ku e ftuar ishte Rezarta Shkurta. Burime të portalit bëjnë të ditur se konflikti ka lindur për shkak të një kronike të transmetuar në emision, ku flitej për biznesin e këngëtares, gjë që nga ana e drejtuesve të ‘Top Channel’ është konsideruar reklamë e cila duhej të paguhej nga Shkurta.

Në këto kushte, Shehu ka marrë një gjobë prej 1500 eurosh nga zyra e financës, të cilën moderatorja ka refuzuar ta paguajë, duke zgjedhur të largohet nga televizioni. Për të zëvendësuar moderatoren, drejtuesit në kohë rekord kanë zgjedhur spikeren e lajmeve Juli Krisafi, e cila një ditë më parë bëri debutimin e saj në emisionin e pasdites.

Artikuj të ngjashëm