Edhe një spektakël i “Big Brother VIP” pati fund e krye fokus Donaldin.
Atij iu bë sërish surprizë.
Pas ardhjes së prindërve, radha ishte e vëllait – Romeos i cili pati mundësi mes tjerash edhe të shkëmbejë biseda.
Në dëgjim të parë, u duk sikur binjaku i Donaldit i dha përkrahje të madhe atij sa i përket ngaterresës së krijuar me raportin e krijuar brenda me Beatrix.
Romeo e inkurajoi të ndjekë zemrën duke e komplimentuar se “është treguar burrë”. Mes tjerash, ai precizoi se ia ka “zgjidhur gjërat jashtë” pa treguar se çfarë saktësisht.
Por është një sjellje pas takimit që ka ngjallur dyshim në rrjet.
Faqja “Vipat e bllokut” ka kapur detajin se Donaldi është kthyer për të fjetur në shtrat me DJ PM, pas disa mbrëmjeve rresht që gjumin e bënte me Beatrix.
Të ketë qenë ky mesazhi i Romeos i cili nga jashtë e ka nuhatur aversionin e madh të publikut sa i përket asaj që u pa si “tradhti” ndaj Borës? Mbetet të shihet sjellja në vijim për të parë nëse bëhet fjalë për rastësi apo ftohje që vjen nga ndonjë mesazh i transmetuar nga jashtë. /Prive.al