Prezantuesi i famshëm del pozitiv për Omicron, anulon emisionet

By

James Corden njoftoi të enjten se ai doli pozitiv për COVID-19 dhe duhej të anulonte regjistrimet e “The Late Late Show” ndërsa shërohej.

“Sapo dola pozitiv në testin për Covid 19. Jam plotësisht i vaksinuar, edhe me të tretën dhe për këtë kam fatin të them se ndihem plotësisht mirë”, shkroi Corden, 43, në një deklaratë të postuar në Instagramin e tij.

Ai shtoi, “Shfaqja do të jetë jashtë transmetimit për ditët në vijim.”

Ylli i “Carpool Karaoke” kërkoi gjithashtu që fansat e tij të bëjnë çmos për të qëndruar të shëndetshëm në mes të pandemisë ndërsa rastet e variantit Omicron rriten.

“Qëndroni të sigurt të gjithë. Gjithë dashuria ime për ju, James X”, ka shkruar ai.

Corden është vetëm i fundit në një varg prezantuesish që u përballën me koronavirusin e ri. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm