Dafina s’i ndahet as familjes së Duas: Ja çka i shkruan babait për koncertin

By

Këngëtarja Dafina Zeqiri është treguar tejet e afërm me këngëtaren Dua Lipa që prej fillimeve të saj, e me theks të veçantë edhe pas suksesit ndërkombëtar, të cilin edhe vetë Dafina e synon.

Pasi pak ditë më parë i pamë duke shkëmbyer komente ku mes tjerash, Dua e falemnderon për përkrahjen nga dita e parë, një tjetër shkëmbim fjalësh është bërë me babain e yllit nga Prishtina.

Në disa komente rresht pa ndalur, Dafina e pyet Dukagjin Lipën për albumin e ri të Duas.

‘Sa i përket albumit të Duas, mund ta pyetësh atë vetë kur vjen javën tjetër’ – ka qenë përgjigja e Lipës për pyetjen e Dafinës.

Tutje, Dafina ka treguar se do gjej kohë përpara koncertit të saj për atë të Dua Lipës, në të cilin sipas gjasave do jetë në rolin e publikut pasiqë vetëm Dj Gamble dhe Lyrical Son me MC Kreshën janë të zgjedhurit për performancë, përkundër interesimit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm